Festivali Evropian i Këngës 1992
From Wikipedia, the free encyclopedia
Festivali Evropian i Këngës 1992 ishte edicioni i 37-të i Festivalit Evropian të Këngës dhe u mbajt më 9 maj 1992 në Malmö, Suedi. Prezantues ishin Lydia Cappolicchio dhe Harald Treutiger. Linda Martin, përfaqësuese e Irlandës, ishte fituese e këtij Eurovision me këngën Why Me?. Kënga u shkrua nga Johnny Logan, i cili e kishte fituar konkursin e vitit 1980 si këngëtar dhe konkursin e vitit 1987 si këngëtar/kompozitor. Në moshën 41 vjeç dhe 22 ditë, Linda Martin u bë (dhe mbetet) gruaja më e vjetër që e ka fituar Eurovisionin.[1]
Fakte të shpejta Datat, Finalja ...
Festivali Evropian i Këngës 1992 | |
---|---|
Datat | |
Finalja | 9 maj 1992 |
Pritës | |
Vendi | Malmö Isstadion Malmö, Suedi |
Prezantues | Lydia Cappolicchio Harald Treutiger |
Kryetar | Kåge Gimtell |
Mbikëqyrës ekzekutiv | Frank Naef |
Transmetuesi pritës | Sveriges Television (SVT) |
Akti hapës | Carola duke performuar "All the Reasons to Live" |
Akti interval | A Century of Dance |
Pjesëmarrës | |
Numri i pjesëmarrësve | 23 |
Shtetet debutuese | Asnjë |
Shtetet që kthehen | Holanda |
Shtetet që nuk kthehen | Asnjë |
Votimi | |
Sistemi i votimit | Secili shtet jep nga 12, 10, 8–1 pikë për 10 këngët e tyre të preferuara. |
Zero pikë | Asnjë |
Kënga fituese | Irlanda "Why Me?" |
Mbylle