Granit Xhaka
futbollist zviceran / From Wikipedia, the free encyclopedia
Granit Xhaka ([ɡɾaˈnit ˈdʒaka]; lindur më 27 shtator 1992) është një futbollist profesionist zviceran i cili luan si mesfushor për klubin gjerman Bayer Leverkusen dhe kombëtaren zvicerane.
Xhaka me Arsenalin në vitin 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Granit Xhaka | ||
Datëlindja | (1992-09-27) 27 shtator 1992 (31 vjeç) | ||
Vendlindja | Basel, Zvicër | ||
Gjatësia | 1.86 m (6 ft 1 in)[1] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Bayer Leverkusen | ||
Numri | 34 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2000–2002 | Concordia Basel | ||
2002–2010 | Basel | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2010 | FC Basel U21 | 37 | (11) |
2010–2012 | Basel | 44 | (2) |
2012–2016 | Borussia Mönchengladbach | 108 | (6) |
2016–2023 | Arsenal | 225 | (17) |
2023– | Bayer Leverkusen | 29 | (2) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008–2009 | Zvicra U17 | 14 | (0) |
2009–2010 | Zvicra U18 | 14 | (3) |
2010–2011 | Zvicra U19 | 10 | (3) |
2010–2011 | Zvicra U21 | 5 | (0) |
2011– | Zvicra | 123 | (14) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 14 prill 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 27 mars 2024 |
Xhaka e nisi karrierën si futbollist me klubin e qytetit të lindjes Basel, duke fituar Super Ligën Zvicerane në dy sezone. Në vitin 2012, ai u transferua në Gjermani te Borussia Mönchengladbach, klub me të cilin fitoi reputacionin e të qënit një lider por u kritikua edhe për temperamentin. Ai u bë kapiten në vitin 2015 dhe udhëhoqi ekipin në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve në dy sezone rresht.
Në vitin 2016, Xhaka firmosi me Arsenalin në Premier Ligë për 30 milion £, me të cilin fitoi dy herë Kupën FA si dhe shërbeu si kapiten për një kohë të shkurtër. Pas shtatë viteve në Angli, ai u rikthye në Gjermani te Bayer Leverkusen në vitin 2023, duke fituar klubin të fitonte kampionatin e parë në histori në sezonin e tij të parë.
Në nivelin ndërkombëtar, Xhaka ishte pjesë e ekipit nën-17 që fitoi Kupën e Botës në vitin 2009. Dy vite më pas, ai debutoi me ekipin e parë dhe është aktualisht lojtari me më shumë ndeshje në historinë e ekipit kombëtar, me 123. Ai ka përfaqësuar Zvicrën në tre edicione të FIFA Kupës së Botës (2014, 2018 dhe 2022) dhe dy edicione të UEFA Kampionatit Evropian (2016 dhe 2020).