Guldbollen
From Wikipedia, the free encyclopedia
Guldbollen (shqip: Topi i artë) është një çmim futbolli suedez i cili jepet nga Aftonbladet dhe Federata Suedeze e Futbollit për futbollistin më të mirë suedez të çdo viti.
Guldbollen | |
---|---|
Përshkrimi | Konsideruar të jetë performuesi më i mirë suedez i vitit |
Shteti | Suedi |
Prezantuar nga | Aftonbladet Federata Suedeze e Futbollit |
Çmimi i parë | 1946 |
Current holder | Victor Lindelöf (2018) |
Highlights | |
Më shumë çmime | Zlatan Ibrahimović (11) |
Most consecutive wins | Zlatan Ibrahimović (10) |
Çmimi i parë u dhurua në vitin 1946 për Gunnar Gren,[1] dhe u krijua nga Bengt Liljedahl.[2] Në vitet 1946-65, çmimi jepej në bashkëpunim me Stockholms-Tidningen.[2]
Zlatan Ibrahimović e ka fituar çmimin 11 herë (në vitet 2005, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015 dhe 2016) dhe është lojtari i vetëm që e ka fituar më shumë se dy herë.[3] Bo Larsson i Malmö FF ishte lojtari i parë që e fitoi çmimin dy herë (ai e fitoi në vitet 1965 dhe 1973). Diamantbollen, çmimi i cili dhurohet për futbollistet femra, u themelua në vitin 1990. Të dyja çmimiet mbahen në të njëjtën datë.