Jailbreak
From Wikipedia, the free encyclopedia
Jailbreak është procesi i heqjes së kufizimeve të vendosura nga Apple në pajisjet që përdorin sistemin operativ iOS — këto pajisje përfshijnë iPhone, iPod touch, iPad, dhe gjeneratën dytë të Apple TV. Jailbreak lejon përdoruesit e iOS të fitojnë qasje të plotë në sistemin operativ, duke i lejuar ata të shkarkojnë aplikacione shtesë, shtojca, dhe tema që nuk mund të shkarkohen nëpërmjet Apple App Store. Fjala "jailbreak" vjen nga anglishtja që nënkupton nxjerrje (break) nga burgu (jail).[1] Një iPhone, iPod touch, ose iPad me jailbreak që përdor iOS mund ta përdorë ende App Store, iTunes, dhe funksionet e tjera normale, siç është kryerja e thirrjeve telefonike.
|
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Jailbreaking është i nevojshëm nëse përdoruesi ka si qëllim të përdorë programe të paautorizuara nga Apple. Nën "Digital Millennium Copyright Act", jailbreak i iPhone është i ligjshëm në Shtetet e Bashkuara, edhe pse Apple ka deklaruar se kjo praktikë "mund të shkelë garancinë".[2]