Jashar Erebara
From Wikipedia, the free encyclopedia
Jashar Erebara (Podujevë, 1875 - Tiranë, 24 qershor 1953) ka qenë veprimtar i Rilindja Kombëtare, gazetar, deputet i prefekturës së Drinit (Dibrës) në Kuvendin Kombëtar në legjislatura të ndryshme në shtetin shqiptar mes dy luftërave botërore.[1] Ka qenë themelues i të parës shkollë shqipe të Kumanovës,[2] botues i të parës gazetë të përjavshme në vilajetin e Kosovës, koleksionist[3] dhe orientalist shqiptar.[4]