Letersia Spanjolle e Rilindjes
From Wikipedia, the free encyclopedia
Letërsia rilindase u zhvillua përreth humanizmit, teoria e re që theksonte rolin zanafillor të qenies njerëzore mbi çdo konsideratë tjetër, veçanërisht fetare. Në këtë epokë bota mori një shtysë të madhe me shpikjen e makinës së shtypshkrimit nga Johannes Gutenberg-u, fakt që mundësoi aksesin e letërsisë te publiku i gjerë. Kjo krijoi një shqetësim më të madh për drejtshkrimin dhe gjuhësinë, duke nxierë sistemet e para gramatikore në gjuhët popullore dhe shfaqja e akademive të para në gjuhët kombëtare.[1]
Letërsia e re u frymëzua si dhe arti nga tradita greko-latine, megjithëse mori gjithashtu një ndikim të madh nga filozofia neoplatonike e zhvilluar njëkohësisht. Nga ana tjetër, pasqyroi idealet e reja njeriut rilindas, që duhej të zotëronte njësoj si armët ashtu dhe letrat, si dhe të kishte hijshmëri natyrore pa artifica.[2]
Risia ndikoi si te temat ashtu edhe format. Midis të parave mund të dallohet antropocentrizmi, interesi për natyrën dhe rekuperimi i mitologjisë klasike. Filozofia rekuperoi idetë platonike dhe i vendos në shërbim të krishtërimit. Kërkimi i kënaqësisë ndjesore dhe shpirti kritik dhe racional kompletuan idetë e epokës. Përsa i përketë aspekteve formale, u rekuperua parimet klasike (rrënjët e të cilës gjenden në Poetikën e Aristotelit), të bazuara në parimet artistike të imitimit. U zhvilluan gjithashtu gjini të reja (si eseja) dhe modelet metrike (midis të cilëve dallohet soneti si formë strofash dhe italisht: endecasillabo (njëmbëdhjetë rrokëshi) si tip vargëzimi.
Në Itali, djepi i stilit të ri, vazhduan disa jehona nga autorët e mëdhenj mesjetarë të konsideruar herë pas here si prekursorë të lëvizjes së re: Dante Alighieri, Françesko Petrarka dhe Xhovani Bokaço. Ndikimi i saj u përhap në Francë, ku u shquan François Rabelais, Pierre de Ronsard, Michel de Montaigne dhe Joachim du Bellay. Në Gjermani, reforma protestante nxiti një maturi më të madhe si dhe tematikat fetare, të kultivuara nga Ulrich von Hutten, Sebastian Brant dhe Hans Sachs. Në Angli, duhet përmendur Thomas More, Edmund Spenser, Michael Drayton, Henry Constable, George Chapman, Henry Howard dhe Thomas Wyatt. Në Portugali u shfaq figura mbizotëruese e Luís de Camões.[2]