Ligji i Omit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ligji i Omit thotë se rryma nëpër një përçues në mes të dy pikave është e barabartë me tensionin në mes të këtyre dy pikave. Duke e paraqitur konstanten e barazisë rezistencë[1], arrihet ekuacioni matematikor që përshkruan këtë lidhje:[2] Om (simboli: Ω) është njësia për matjen e rezistencës elektrike (R).
ku I-ja është rryma nëpër përçues në njësi të amperit, V-ja është tensioni i matur në volt, dhe R-ja është rezistenca elektrike. Për më saktë, ligji i Omit thotë se R-ja në këtë relacion është konstantë, nuk varet nga rryma.[3]
Ligji u emërua sipas fizikanit gjerman Georg Ohm, i cili, në një traktat të publikuar në vitin 1827, përshkroi matjen e tensionit dhe rrymës së aplikuar në qarqet e thjeshta elektrike që kanë gjatësi të ndryshme të kabllos. Ai prezantoi një ekuacion më kompleks se ai më lartë për të shpjeguar rezultatet e tij eksperimentale. Ky ekuacion paraqet formën moderne të Ligjit të Omit.
Në fizikë, termi Ligj i Omit përdoret si referim ndaj shumë përgjithësimeve të formuluara nga forma origjinale e ligjit. Shembulli më i thjeshtë është ky:
ku J është densiteti i rrymës në një lokacion të dhënë në një material rezistues, E është fusha elektrike në atë lokacion, dhe , σ (Sigma) është një parameter i varur nga materiali që quhet përçueshmëria elektrike. Ky riformulim i Ligjit të Omit është si shkak i Kirkovit.[4]