Lista e trajnerëve të F.C. Internazionale Milano
artikull-listë e Wikimedias / From Wikipedia, the free encyclopedia
Football Club Internazionale Milano është një klub italian futbolli me seli në Milano, Lombardi.[1] Klubi u krijua më 9 mars 1908 me qëllimin për të lejuar lojtarët e huaj për të luajtur në Itali. Interi luajti ndeshjen e parë zyrtare më 10 janar 1910 kundër ekipit rival të qytetit Milan, duke humbur 3–2.[2] Klubi fitoi titullin e parë në histori në vitin 1910 – Kampionatin Italian të Futbollit 1909–10. Gjithsej, klubi ka fituar 18 kampionate, 7 kupa dhe pesë superkupa. Ata gjithashtu janë kurorëzuar kampionë të Evropës në tre raste duke fituar Kupën Evropiane dy herë rresht në vitet 1964 dhe 1965 dhe UEFA Ligën e Kampioneve një herë në vitin 2010. Klubi përjetoi periudhën më të suksesshme të historisë nga viti 2006 e deri në vitin 2010, duke fituar pesë kampionate rresht, gjë që barazoi edhe rekordin e të gjitha kohërave për kampionate të fituar rresht në atë kohë;[3] këtij suksesi ju shtuan edhe tre kupa, tre superkupa, Liga e Kampioneve dhe FIFA Kupa e Botës për Klube. Gjatë sezonit 2009–10, Interi u bë ekipi i parë dhe i vetëm italian që realizon tripletën dhe ekipi i dytë në histori që fiton pesë tituj në një vit kalendarik.[4]
Helenio Herrera dhe Roberto Mancini janë dy trajnerët më të suksesshëm në historinë e klubit për sa i përket numrit të trofeve të fituar. Herrera fitoi tre tituj të Serie A, dy Kupa Evropiane dhe dy Kupa Ndërkontinentale. Ai është gjithashtu trajneri më jetë gjatë në klub, duke qëndruar për nëntë sezone. Mancini fitoi tre tituj të Serie A, dy kupa dhe dy superkupa.