Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Marrëdhëniet Shqipëri-Itali bazohen ne marrëdhënieve aktuale, kulturore dhe historike të Shqipërisë dhe Italisë. Shqipëria ka një ambasadë në Romë dhe 2 konsullata të përgjithshme në Bar dhe Milano,gjithashtu Italia ka një ambasadë në Tiranë dhe një konsullatë të përgjithshme qe ndodhet ne Vlorë, dhe per
Shqipëria |
Italia |
---|---|
Misioni diplomatik | |
Ambasada e Shqipërisë në Romë | Ambasada e Italisë në Tiranë |
shkak të pranisë së madhe të shqiptarëve-emigranteve në Itali dhe pranisë historike të komunitetit arbëresh atje, të dyja vendet sot gëzojnë marrëdhënie diplomatike shumë miqësore. Ekzistojnë kontakte të shpeshta të nivelit të lartë midis qeverive të Shqipërisë dhe Italisë. Të dyja vendet janë anëtare të shumë organizatave ndërkombëtare dhe ndajnë pikëpamje të përbashkëta politike për Ballkanin dhe botën, me Italinë një mbështetëse të fortë të kandidaturës së BE për Shqipërinë. Gjatë një vizite të fundit të Kryeministrit italian Matteo Renzi në Tiranë u vlerësua nga ai si partneri më i ngushtë i Italisë në rajon.[1]
Ekziston një shkallë e madhe e ngjashmërive historike dhe kulturore midis shqiptarëve dhe italianëve që ka ndihmuar shumë marrëdhëniet kulturore. Shqipëria është gjithashtu shtëpi e 20,000 migrantëve italianë dhe ka një komunitet autokton me 5000 italianë.[2]
Vendet janë gjithashtu anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Këshillit të Evropës. Si anëtare dhe themeluese e Bashkimit Evropian (BE), Italia e mbështet Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në euro dhe vlerësohet si një nga mbështetësit më të fortë të Shqipërisë.
Gjatë Pandemisë së COVID-19, Shqipëria dërgoi në Itali 90 mjekë dhe infermierë për të përballuar presionin që po kalonte sistemi shëndetësor italian. Akti i solidaritetit forcoi më tej marrëdhëniet e mira midis dy kombeve.[3]