Mbrojtësi i Dy Xhamive të Shenjta
From Wikipedia, the free encyclopedia
Mbrojtësi i Dy Xhamive të Shenjta (arabisht: خَـادِم الْـحَـرَمَـيْـن الـشَّـرِيْـفَـيْـن, Khādim al-Ḥaramayn aš-Šarīfayn; Turqisht: İki kutsal caminin hizmetkârı) është titull që është përdorur nga shumë udhëheqës Islam përfshirë nga Dinastia Ejubid, sulltanati Mamluk, sulltanët e Perandorisë Osmane dhe në kohën e sotit nga mbretërit e Arabisë Saudite.[1] Titulli i referohet udhëheqësit i cili është përgjegjës për mbrojtjen e dy xhamive të shenjta: Xhamia e Shenjtë në Mekë dhe Xhamia e Pejgamberit në Medine.[1][2]