Mitrush Kuteli
shkrimtar dhe ekonomist / From Wikipedia, the free encyclopedia
Dhimitër Pasko (rumanisht: Dimitrie Pascu;[1] Pogradec, 13 shtator 1907 ─ Tiranë, 4 maj 1967) ka qenë ekonomist, ekspert ekonomie dhe njeri i letrave. Me emrin e pendës Mitrush Kuteli në letërsinë shqipe është i njohur si përkthyes, kritik letrar dhe për prozën e shkurtër,[2] për të cilën - së bashku me Ernest Koliqin - cilësohet themelues i prozës moderne shqipe.[3]
Mitrush Kuteli | |
---|---|
U lind më | 13 shtator 1907 Pogradec, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 4 maj 1967 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Occupation | Ekonomist, përkthyes, shkrimtar |
Kombësia | Shqiptar |
Edukimi | Akademia e Shkencave të Larta Ekonomike, Bukuresht |
Gjinitë letrare | poet, prozator, eseist |
Punët e shquara |
|
Vite aktiv | 1919-1965 |
Bashkëshortja/et | Efterpi Pasko née Skendi |
Fëmijët | Doruntina, Pandeli, Atalanta |
Firma |
Qëndrimet e Paskos mbi ekonominë shqiptare nuk u aplikuan në asnjërën nga periudhat për të cilat shkroi apo punoi, qoftë në periudhën e mesluftërave, gjatë kohës kur punoi në Bankën Shqiptare duke mbrojtur kapitalin shqiptar kundrejt kërkesave të pushtimit gjerman, po ashtu edhe në fillimet e regjimit komunist, i cili edhe e burgosi.[4] Veprimtaria e tij pas burgut u "tkurr" tek profesioni i përkthyesit dhe pak letërsie për fëmijë.[2]