Ronaldinho
futbollist brazilian / From Wikipedia, the free encyclopedia
Ronaldo de Assis Moreira (lindi më 21 mars 1980) i njohur si Ronaldinho, është një ish-futbollitë brazilian. Në Brazil ai emërohet për shkak të prejardhjës nga Rio Grande do Sul Ronaldinho Gaúcho, për të dalluar nga kolegu i tij më i vjetër Ronaldo.
Ronaldinho në janar të vitit 2013. | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Ronaldo de Assis Moreira | ||
Datëlindja | 21 mars 1980 | ||
Vendlindja | Porto Alegre, Brazil | ||
Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in)[1] | ||
Pozicioni | Mesfushor Sulmues / Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Atlético Mineiro | ||
Numri | 19 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1987–1998 | Grêmio | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1998–2001 | Grêmio | 52 | (21) |
2001–2003 | Paris Saint-Germain | 55 | (17) |
2003–2008 | Barcelona | 145 | (70) |
2008–2010 | Milan | 76 | (20) |
2011–2012 | Flamengo | 33 | (15) |
2012–2014 | Atlético Mineiro | 48 | (16) |
2014–2015 | Querétaro | 25 | (8) |
2015 | Fluminense | 7 | (0) |
Gjithsej | 441 | (167) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1996 | Brazili U17 | 6 | (2) |
1999 | Brazili U20 | 5 | (3) |
2000–2003 | Brazili U23 | 27 | (18) |
1999–2013 | Brazili | 97 | (33) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Ai më së shumti ka luajtur për klubet evropiane Paris Saint-Germain, Barcelona dhe A.C. Milan dhe poashtu në kombëtaren braziliane.
Ronaldinho filloi te luaj ne kategoritë e reja te Gremios nga mosha 12 vjeçare. Debutoi si lojtar profesionist në vitin 1997, hyri ne fushë ne vend te vëllaut te tij, Roberto Moreira një idol i tifozëve të Gremios. Me vonë Roberto u bë menaxher i vëllaut të tij Ronaldinhos. Pas Mundialit nën-17 vjeç, shum ekipe luftuan për ta pasur në radhet e veta, p.sh. PSV i Holandës. Po ashtu edhe Barcelona por presidenti i Barces Josep Llius Nunez dhe treneri Holandez Louis Van Gaal anuluan transferimin e tij.
Me vone ai kaloi ne Paris Saint-Germain te Frances, debutoi kundër AJ Auxerre ne një ndeshje e cila perfundoi baraz 1-1.
Pikerisht kunder ketij ekipi humbi finalen e Kupes se Frances ne 2003.
Në dy vite e gjysmë në Francë, mundi të fitojë vetëm Kupën e Intertos me Parisin. Pas problemeve që i pat me trenerin Luis Fernandez mori vendim qe mos të luaj më për ketë klub, kështu Barcelona e meerr në radhet e veta për 30 milion euro. Debutoi për Barcen ne vitin 2003 kunder Athletic Bilbaos.
Në sezonin e tij të parë me Barcelonën doli nënkampion i La Liges pas Valencias dhe para Real Madridit e Deportivo La CoRunas. Në ketë sezon shenoi 14 gola në 32 ndeshje në La Liga. Shumë shpejt u bë një ndër idolët më të mëdhenj në Barcelonë,dhe në gjithë Spanjën. Në dy sezonat e ardhshme Barca shpallet kampion i La Liges me Ronadinhon si Lider, po ashtu fiton edhe Champion Ligen në 2005.
Në nivelin personal ka fituar çmimin Topi i Artë nga revista France Football. Po ashtu u zgjodh lojtari më i mirë i vitit nga FIFA dy herë.
Një ndër ndeshjet me të bujshme të tij ishte ajo kundër Real Madridit, simpatizuesit e Realit e duartrokitën atë, pasi i magjepsi me golat e tij.
Në 17 korrik të vitit 2008, nënshkroi kontratë tre vjeçare me klubin italian AC Milan pas një marrëveshje me Barcelonen për €21m (£16.7m). Zgjodhi numrin 80 ne fanelën e tij vitin kur ka lindur.
Në nivelin ndërkombëtar, Ronaldinho ka luajtur 97 ndeshje me kombëtaren braziliane, duke shënuar 33 gola dhe ka përfaqësuar vendin e tij në dy Kampionatin e Botës së Futbollit.