SV Werder Bremen
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sportverein Werder Bremen von 1899 e. V. (Gjermanisht: [ˈvɛɐ̯dɐ ˈbʁeːmən]) njohur zakonisht si Werder Bremen, është një klub gjerman futbolli me seli në shtetin federal të Bremen.[2] Klubi është krijuar në vitin 1899 dhe ka më shumë se 40,000 anëtarë.[2]
Emri i plotë | Sportverein Werder Bremen von 1899 e. V. | |||
---|---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | Die Werderaner (The River Islanders)[1] Die Grün-Weißen (The Green-Whites)[2] | |||
Emri i shkurtër | Bremen | |||
Themeluar | 4 shkurt 1899; 125 vite më parë (1899-02-04)[2] | |||
Stadiumi | Weserstadion[2] | |||
Kapaciteti | 42,100[3][4] | |||
Presidenti | Marco Bode | |||
Drejtori sportiv | Frank Baumann | |||
Trajneri | Florian Kohfeldt | |||
Liga | Bundesliga | |||
2018–19 | 8ti | |||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | |||
| ||||
Sezoni aktual |
Werder Bremen ka qënë një shtyllë e Bundesligës, e cila është kampionati elitar i sistemit të futbollit në Gjermani. Ata e kanë fituar Bundesligën katër herë dhe DFB-Pokal (Kupa e Gjermanisë) gjashtë herë. Titulli i tyre i fundit i Bundesligës erdhi në vitin 2004, ku ata fituan edhe dopietën.[5] Suksesi i fundit i Werderit në kupë erdhi në vitin 2009. Klubi ka qënë pjesërisht i suksesshëm edhe në Evropë,[6] duke fituar Kupën UEFA të Fituesve të Kupës 1992.[5][6] Bremen gjithashtu arriti finalen e fundit të Kupës UEFA në vitin 2009 (kompeticioni u riemërua në UEFA Liga e Evropës duke nisur nga sezoni i ardhshëm).[7][8] Në mesin e viteve 2000, Werder Bremen ishte një nga ekipet më të suksesshme në Bundesligë, por me kalimin e viteve ata ranë; klubi nuk ka luajtur në kompeticionet evropiane që nga sezoni 2010–11.
Që nga viti 1924, stadiumi i Werder Bremen është Weserstadion. Klubi ka një rivalitet me Hamburger SV, një tjetër klub në veri të Gjermanisë; ky rivalitet njihet si Nordderby (Derbi i veriut).