Skocia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Skocia (Skocisht: Scotland, Galishtja skoceze: Alba) është një shtet që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.[1] Duke mbuluar të tretën veriore të ishullit të Britanisë së Madhe. Skocia ndan kufi tokësor me Anglinë në juglindje dhe rrethohet nga Deti i Veriut në lindje, Oqeani Atlantik në veri dhe perëndim, dhe Kanali i Veriut dhe Deti Irlandez në jugperëndim. Përveç pjesës kontinentale, Skocia përbëhet nga më se 790 ishuj përfshirë Ishujt e Veriut dhe Hebrides.
Himni: Të ndryshme | |||||
Kryeqyteti | Edinburg | ||||
Qyteti më i madh | Glasgow | ||||
Gjuhët zyrtare | Anglishtja skoceze Skocisht Galishtja skoceze | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Legjislatura parlamentare e transferuar brenda një monarkie kushtetuese[note 1] | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje | 5,463,300 | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Zona kohore | UTC (Greenwich Mean Time) | ||||
|
Edinburgu, kryeqyteti i vendit dhe qyteti i dytë nga madhësia, është një nga qendrat financiare më të mëdha në Evropë.[2] Ishte nyje e "Ndriçimit Skocez" të shekullit të 18-të, e cila e bëri Skocinë një nga fuqitë komerciale, intelektuale dhe industriale në Evropë. Qyteti më i madh në Skoci është Glasgow, i cili dikur ishte një nga metropolet udhëheqëse industriale, dhe tani shtrihet në qendër të Glasgow i Madh që dominon Ultësirat Skoceze. Ujërat Skoceze përbëhen nga një sektor gjigant [3] të Atlantikut Verior dhe Detit të Veriut, duke përmbajtur rezervat më të mëdha të naftës në Bashkimin Evropian.
Mbretëria e Skocisë doli si një shtet sovran i pavarur në Mesjetën e Hershme dhe vazhdoi të ekzistojë deri në vitin 1707. Me trashëgimi në 1603, James VI i Skocisë u bë mbret i Anglisë dhe Irlandës, duke formuar kështu një bashkim personal të tre mbretërive. Skocia hyri më pas në një bashkim politik me Mbretërinë e Anglisë më 1 maj 1707 për të krijuar Mbretërinë e re të Britanisë së Madhe. Bashkimi krijoi gjithashtu Parlamentin e Britanisë së Madhe, i cili pasoi Parlamentin e Skocisë dhe Parlamentin e Anglisë. Në vitin 1801, Mbretëria e Britanisë së Madhe hyri në një bashkim politik me Mbretërinë e Irlandës për të krijuar Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës (më 1922, Shteti i Lirë Irlandez u shkëput nga Mbretëria e Bashkuar, duke çuar në riemërtimin zyrtar të këtij të fundit Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore më 1927).[4]