Vende të trashëgimisë botërore
From Wikipedia, the free encyclopedia
Vend i Trashëgimisë Botërore është një vend (siç është një ndërtesë, qytet, kompleks, shkretëtirë, pyll, ishull, liqeni, monument, ose mal) i cili është listuar nga Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) si i një rëndësie të veçantë kulturore ose fizike.[1] Lista mirëmbahet nga Programi i Trashëgimisë Botërore ndërkombëtar i dministruar nga Komisioni i Trashëgimisë Botërore i UNESCO, i përbërë nga 21 shtete anëtare të UNESCO-s të cilat janë zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme.[2]