Vola
fshat në Greqi / From Wikipedia, the free encyclopedia
Volë (greqisht: Σύβοτα/Sívota) është fshat në Krahinën e Çamërisë, aktualisht pjesë e Greqisë. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Βώλια/Vólia.[1] Në vitin 1940, emri i vendbanimit ishte ndryshuar prej Μούρτος/Moúrtos më emrin greke të tjerë si Σύβοτα/Sívota.[2] Fshati ka 908 banorë. Gjurmët e para njerëzore i përkasin Antikitetit ku vendi banohej nga fisi Thesprotëtve, i cili jetonte në Epir. Në antikitetin klasik, qyteti quhej Sybota dhe në 433 p.e.s në ujërat e saj u zhvillua një betejë detare midis Korintit dhe Korkyrës. Në mesjetë, midis 1204 dhe 1337, i gjithë rajoni i Epirit përbënte Despotatin e Epirit, në Perandorinë Bizantine. Emrin Mourtos (nga rrjedh edhe emri aktual shqiptar Murto) e ka marrë gjatë sundimit Osman. Në vitin 1913, pas rreth pesë shekujsh nën kontrollin osman, Vola iu bashkua Greqisë si rezultat i Luftërave Ballkanike dhe Traktatit të fshehtë të Londrës. Nga janari 2011, Vola, përfshihet në komunën e Gumenicës. Sot është një destinacion turistik për shkak të plazheve të pastra dhe ujërave të kristalta.