Xherdan Shaqiri
futbollist zviceran / From Wikipedia, the free encyclopedia
Xherdan Shaqiri (lindur më 10 tetor 1991), është futbollist profesionist zviceran i cili luan si mesfushor për klubin amerikan Chicago Fire dhe kombëtaren zvicerane.
Shaqiri duke luajtur me Zvicrën në Kupën e Botës 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Xherdan Shaqiri [1] | ||
Datëlindja | (1991-10-10) 10 tetor 1991 (32 vjeç) | ||
Vendlindja | Gjilan, Kosovë | ||
Gjatësia | 1.69 m (5 ft 7 in)[2] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Chicago Fire | ||
Numri | 23 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1999–2001 | SV Augst | ||
2001–2009 | FC Basel | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2007–2009 | FC Basel II | 19 | (8) |
2009–2012 | FC Basel | 92 | (18) |
2012–2015 | Bayern München | 52 | (11) |
2015 | Internazionale | 15 | (1) |
2015–2018 | Stoke City | 84 | (15) |
2018–2021 | Liverpool | 45 | (7) |
2021–2022 | Lyon | 11 | (2) |
2022– | Chicago Fire | 29 | (7) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2007–2008 | Zvicra U17 | 10 | (0) |
2008–2009 | Zvicra U18 | 5 | (0) |
2009 | Zvicra U19 | 5 | (3) |
2009–2011 | Zvicra U21 | 7 | (1) |
2010– | Zvicra | 111 | (27) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 11 tetor 2022 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 2 dhjetor 2022 |
Shaqiri filloi karrierën e tij si profesionist te FC Basel, duke debutuar me ekipin e parë në vitin 2009.[3] Pasi fitoi tri kampionate zvicerane rresht, ai kaloi te klubi gjerman Bayern München.[4] Edhe pse nuk pati ndonjë sukses individual të madh, Shaqiri fitoi edhe tetë trofe të tjerë, përfshirë edhe Ligën e Kampioneve,[5] në sezonin 2012–13, ku ekipi kompletoi tripletën. Në janar 2015, ai u transferua te Interi për 15 milion €,[6] dhe shtatë muaj më pas, kaloi në Premier League te Stoke City.[7] Pasi ekipi ra nga kategoria në përfundim të sezonit 2017–18, Shaqiri firmosi me Liverpoolin për 13.5 milion £.[8]
Shaqiri zhvilloi më shumë se 20 ndeshje me ekipet e të rinjëve të Zvicrës. Ai debutoi me ekipin e parë në mars 2010 dhe tre muaj më vonë ishte pjesë e Kupës së Botës 2010. Ai gjithashtu luajti në edicionet 2014 dhe 2018; ai shënoi një tregolësh në një ndeshje të turnamentit 2014, duke regjistruar tregolëshin e 50të të kompeticionit.[9] Shaqiri gjithashtu ka luajtur edhe në UEFA Euro 2016, ku goli i tij i vetëm u shpall si më i bukuri i turnamentit.