Gianluigi Buffon
futbollistë italian / From Wikipedia, the free encyclopedia
Gianluigi "Gigi" Buffon, Zyrtar UMRI [ˈdʒidʒi bufˈfon]; (lindur më 28 janar 1978 në Carrara, Itali), është një futbollist italian i cili luan në klubin italian Juventus dhe për kombëtaren italiane si portier. Buffon ka rekordin e paraqitjeve në kombëtaren italiane, dhe konsiderohet si një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave në histori te fotboollit.[3][4] Ai njihet për pritjet e tij fantastike dhe për zërin e tij organizator në mbrojtje dhe një pikë kyçe në dhomat e zhvjeshjes.[5][6]
Buffon në vitin 2014 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Gianluigi Buffon[1] | ||
Datëlindja | (1978-01-28) 28 janar 1978 (46 vjeç) | ||
Vendlindja | Carrara, Itali | ||
Gjatësia | 1.91 m (6 ft 3 in)[2] | ||
Pozicioni | Portier | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Parma | ||
Numri | 77 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1991–1995 | Parma | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1995–2001 | Parma | 168 | (0) |
2001–2018 | Juventus | 600 | (0) |
2018–2019 | Paris Saint-Germain | 17 | (0) |
2019– | Juventus | 0 | (0) |
Karriera ndërkombëtare | |||
1993 | Italia U16 | 3 | (0) |
1994 | Italia U17 | 3 | (0) |
1995 | Italia U18 | 3 | (0) |
1995–1997 | Italia U21 | 11 | (0) |
1997–2018 | Italia | 176 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19 janar 2019 |
Buffon është zgjedhur nga Pelé si një nga 125 futbollitët më të mirë të gjallë. Ai ka qënë Serie A Portieri i Vitit plot tetë herë duke vendosur edhe rekord dhe gjithashtu ka qënë fitues i Çmimit Yashin në 2006 pas tiumfit të Italisë në 2006 Kupa e Botës, ky Buffon ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së turnamentit; një çmim që ai gjithashtu e arriti pasi arriti edhe në finalen e UEFA Euro 2012. Buffon është portieri i vetëm që ka fituar çmimin UEFA Futbollisti i Vitit, që ai e fitoi në 2003; ai gjithashtu ka fituar çmimin portieri më i mirë i vitit dhe është votuar në UEFA Skuadra e Vitit në 2003, 2004 dhe 2006. Në 2006, Buffon u rendit i dyti pë çmimin Topin i Artë dhe është përzgjedhur në FIFPro World XI në 2006 dhe 2007.
Buffon u bë portieri më i shtrenjtë në histori në 2001 ku ai u bashkua me Juventus duke lënë Parmën për 45 milion € (32.6 milion £.[7] Ai gjithashtu është emëruar IFFHS (Federata Ndërkombëtare e Futbollit për Histori dhe Statistika) portieri i vitit për katër vite dhe gjithashtu është emëruar portieri i shekullit 21të dhe i dekadës së fundit.[8] Buffon u zgjodh për të luajtur në Kupën e Botës 2014, që do të jetë Kupa e tij e Botës e pestë duke vendosur një rekord, dhe Kupa e tij e Botës e katërt si portier titullar.[9]