KS Flamurtari
From Wikipedia, the free encyclopedia
Flamurtari Football Club Vlorë është një klub shqiptar futbolli profesionist me seli në qytetin jugor të Vlorës. Stadiumi i skuadrës është Stadiumi "Flamurtari" ku ata luajnë ndeshjet e tyre si vendas dhe konkurrojnë momentalisht në Kategorinë Superiore, elita e futbollit shqiptar.
Pseudonimi(et) | Flota Kuqezi Kuqezinjtë | ||
---|---|---|---|
Themeluar | 23 mars 1923 | ||
Stadiumi | Stadiumi "Flamurtari"[1] | ||
Kapaciteti | 8,500 vende | ||
Pronari | Sinan Idrizi | ||
Trajneri | Shpetim Duro | ||
Liga | Kategoria Superiore | ||
2022-23 | TBA | ||
Faqja zyrtare | [ Faqja zyrtare e klubit] | ||
| |||
Themeluar në vitin 1923, Flamurtari është një nga klubet më të vjetra shqiptare, dhe gjithashtu është një nga klubet më të suksesshme shqiptare, duke fituar titullin e Kategorisë Superiore një herë në vitin 1991, gjithashtu katër herë Kupën e Shqipërisë dhe dy herë Superkupën e Shqipërisë. Flamurtari është i njohur gjithashtu për fushatat e tij evropiane në vitet ’80, ku ata shkruan historinë e futbollit shqiptar, duke arritur në gjashtëmbëdhjetë më të mirët e 1987–88 UEFA Cup, ku ata mposhtën gjigantët spanjollë të Barcelonës, por u eliminuan nga rezultati i përgjithshëm.