Kombëtarja amerikane e futbollit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kombëtarja amerikane e futbollit është kombëtarja zyrtare dhe përfaqson Shtetet e Bashkuara të Amerikës për federatën e futbollit. Kjo kombetare është pjesë e CONCACAF (Konfederata e Veriut, Amerikës Qendrore dhe Shoqata e Futbollit të Karaibeve). Skuadra është e renditur si kombëtarja e 22 në botë sipas FIFA Renditjes Botërore dhe e 20 sipas World Football Elo Ratings. Ata kanë qënë pjesmarrës në gjashtë Kupat e Botës të fundit duke qënë edhe mikpritës i edicionit 1994.
Konfederata | CONCACAF (Amerika e Veriut) | ||
---|---|---|---|
Trajneri | Gregg Berhalter | ||
Kapiteni | Christian Pulisic | ||
Më shumë ndeshje | Cobi Jones (164) | ||
Më shumë gola | Clint Dempsey dhe Landon Donovan (57) | ||
Stadiumi | Disa | ||
Kodi I FIFAs | USA | ||
| |||
Rënditja e FIFAs | |||
Aktual | 11 (20 July 2023)[1] | ||
Më i lartë | 4 (prill 2006) | ||
Më i ulët | 35 (korrik 2012) | ||
E para ndërkombëtare | |||
Suedia 2–3 Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Stokholm, Suedi; 20 gusht 1916) | |||
Fitorja më e madhe | |||
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 8–0 Barbados (Carson, Shtetet e Bashkuara; 15 qershor 2008) | |||
Humbja më e madhe | |||
Norvegjia 11–0 Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Oslo, Norvegji; 6 gusht 1948) | |||
Kupa e Botës | |||
Paraqitjet | 11 (E para 1930) | ||
Rezultati më i mirë | Vendi i tretë (1930) | ||
Kampionati CONCACAF/Kupa Gold | |||
Paraqitjet | 19 (E para në 2016) | ||
Rezultati më i mirë | Kampionë (1991, 2002, 2005, 2007, 2013, 2017, 2021) | ||
Finalet e Ligës së Kombeve | |||
Paraqitjet | 2 (E para në 2021) | ||
Rezultati më i mirë | Kampionë (2021, 2023) | ||
Copa América | |||
Paraqitjet | 4 (E para në 1993) | ||
Rezultati më i mirë | Vendi i katërt (1995, 2016) | ||
FIFA Kupa e Konfederatave | |||
Paraqitjet | 4 (E para në 1992) | ||
Rezultati më i mirë | Finalist (2009) |
Kombëtarja konkuron në Kupën e Botës, Kupën e Konfederateve dhe në turnamentin e krijuar nga CONCACAF Golden Cup. Shba është kombëtarja e CONCACAF që ka arritur rezultatin më të mirë në Kupën e Botës duke marrë një vend të tretë në edicionin e parë të luajtur në 1930. Pasi u kualifikuan për në Kupën e Botës 1934 dhe tërheqjen në Kupën e Botës 1938, paraqitja e tyre e rradhës në një Kupë Bote do të vinë në edicionin e vitit 1950, edhe pas këtij edicioni, Shba duhej të priste edhe 40 vite për të marrë pjesë në Kupën e Botës 1990.
Pas Kupës së Botës 1990, Shba u kualifikua automatikisht në Kupën e Botës 1994 pasi ishte vendi mikpritës, ata u eleminuan në raundin e 16 nga Brazili. Që nga ai edicion, Shba nuk ka munguar në asnjë Kupë Bote duke marrë pjesë në të gjitha edicionet deri tashmë. Kombëtarja është përmirësuar në nivel ndërkombëtar, duke arritur në finalen e 2009 Kupës së Konfederatave, duke eliminuar në gjysmë–finale Spanjën dhe humbur në finale nga Brazili me rezultatin 3–2.