Bosra
From Wikipedia, the free encyclopedia
Bosra (arabisht: بصرى, transliterimi: Buṣrā Bozrah, shqiptohet gjithashtu si Bostra, Busrana, Bozra dhe zyrtarisht njihet si Busra esh-Sham (arabisht: بصرى الشام, transliterimi: Buṣrā al-Shām, turqisht: Busra el-Şam)[1] është qytet në jug të Sirisë. Ky qytet ndodhet në rajonin Hauran dhe në provincën Dar'a.
UNESCO World Heritage Site | |
---|---|
Referenca | 22 |
Sipas Byrosë Qendrore të Statistikave të Sirisë (CBS), Bosra kishte një popullsi prej 19.683 në regjistrimin e vitit 2004. Është qendra administrative e nahija (nëndistriktit) të Bosrës e cila përbëhej nga nëntë lokalitete me një popullsi kolektive prej 33.839 në 2004.[2] Bosra ka më së shumti myslimanë sunni, por ka një komunitet të vogël që janë shia. [3]
Bosra ka një histori të lashtë dhe gjatë epokës Romake ishte një kryeqytet i begatë provincial dhe Kryepeshkopata Metropolitane, nën juridiksionin e Patriarkanës Ortodokse të Antiokisë dhe gjithë Lindjes. Ajo vazhdoi të ishte administrativisht e rëndësishme gjatë epokës islame, por u bë gradualisht më pak e shquar gjatë epokës osmane. Sot, është një vend i rëndësishëm arkeologjik dhe është shpallur nga UNESCO si Vend i Trashëgimisë Botërore.