S.S. Lazio
From Wikipedia, the free encyclopedia
Società Sportiva Lazio (Italisht: [sotʃeˈta sporˈtiːva ˈlattsjo]), njohur zakonisht si Lazio, është një klub italian futbolli me seli në Romë, Itali. Klubi u themelua në vitin 1900 dhe aktualisht luan në Serie A, elita e futbollit italian. Lazio ka fituar dy Scudetto, shtatë kupa dhe pesë superkupa në Itali. Në arenën ndërkombëtare, klubi ka fituar Kupën UEFA të Fituesve të Kupës dhe UEFA Super Kupën.[3]
Emri i plotë | Società Sportiva Lazio S.p.A. | |||
---|---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | I Biancocelesti Le Aquile | |||
Themeluar | 9 janar 1990; 123 vite më parë si Società Podistica Lazio | |||
Stadiumi | Stadio Olimpico | |||
Kapaciteti | 70,634[1] | |||
Pronari | Claudio Lotito (66.70%)[2] | |||
Presidenti | Claudio Lotito | |||
Menaxheri | Maurizio Sarri | |||
Liga | Serie A | |||
2022–23 | Vendi i 2të | |||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | |||
| ||||
Lazio e nisi aktivitetin futbollistik në janar 1901 dhe u bë pjesë e Federatës Italiane në vitin 1908. Klubi përjetoi suksesin e parë në vitin 1958, duke fituar kupën. Në vitin 1974, ata fituan kampionatin e parë në histori. Vitet 1990' ishin vitet më të suksesshme në historinë e klubit: ata arritën finalen e Kupës UEFA 1998, fituan Kupën UEFA të Fituesve të Kupës 1999, UEFA Super Kupën 1999 dhe titullin e Serie A 2000. Për shkak të problemeve financiare të klubit në vitin 2002, Sergio Cragnotti dha dorëheqjen si president. Klubi u detyrua të shiste lojtarët më të mirë, duke bërë që ekipi të pësonte rënje drastike. Claudio Lotito u bë president i klubit në vitin 2004, duke udhëhequr klubin në fitimin e katër kupave (2004, 2009, 2013 dhe 2019).
Uniforma tradicionale e Lazios është uniformë e kaltërt me të shkurtra dhe çorape të bardha; ngjyrat janë në nder të trashëgimisë së lashtë helene të Romës. Çorapet e kaltra janë përdorur gjithashtu në mënyrë të ndërsjellë si ngjyra shtëpie. Shtëpia e Lazios është Stadio Olimpico në Romë, të cilën e ndan me klubin tjetër të kryeqytetit A.S. Roma. Lazio dhe Roma kanë rivalitet të madh që nga viti 1925 dhe ndeshjet midis tyre luhen nën emrin Derbi della Capitale.[4]
Pavarësisht se fillimisht nuk kishte asnjë lidhje me skuadrën profesioniste të meshkujve dhe femrave (që u inkorporua si S.S. Lazio S.p.A.), themelimi i Società Sportiva Lazio lejoi klubin që merr pjesë në mbi 40 disiplina sportive gjithsej, më shumë se çdo shoqatë sportive në botë.[5]