Fabio Cannavaro
futbollistë italian / From Wikipedia, the free encyclopedia
Fabio Cannavaro , UMRI (lindur më 13 shtator 1973) është një ish futbollist italian dhe ndihmës trajner i Al-Ahli. Ai është konsideruar të jetë si një nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave dhe i është vendosur pseudonimi Muro di Berlino që do të thotë Muri i Berlinit, nga tifozët italianë. Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës në Itali. Ai e filloi karrierën e tij tek Napoli, përpara se të shpenzonte 7 vite tek Parma, ku arriti të fitojë 2 Kupa Italiane dhe 1999 Kupën UEFA. Pas transferimeve tek Internazionale dhe Juventus, Cannavaro sëbashku me trajnerin Fabio Capello nga Juventusi tek Real Madrid, ku fituan 2 tituj rresht të La Ligas në vitet 2007 dhe 2008.
Cannavaro në 2011 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Fabio Cannavaro [1] | ||
Datëlindja | (1973-09-13) 13 shtator 1973 (50 vjeç) | ||
Vendlindja | Napoli, Itali | ||
Gjatësia | 1.76 m (5 ft 9 in) [2] | ||
Pozicioni | Qëndër–Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Al-Ahli (Ndihmës Trajner) | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1988–1992 | Napoli | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1992–1995 | Napoli | 58 | (1) |
1995–2002 | Parma | 212 | (5) |
2002–2004 | Internazionale | 50 | (2) |
2004–2006 | Juventus | 74 | (6) |
2006–2009 | Real Madrid | 94 | (0) |
2009–2010 | Juventus | 27 | (0) |
2010–2011 | Al-Ahli | 16 | (2) |
Gjithsej | 531 | (16) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1993–1996 | Italia U–21 | 21 | (0) |
1997–2010 | Italia | 136 | (2) |
Skuadra të menaxhuara | |||
2013– | Al-Ahli (ndihmës) | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Cannavaro ka arritur sukses me kombëtaren italiane. Ai ishte pjesë i kombëtares italiane U–21 që fitoi 2 herë rresht Kampionatin Europian U–21 në vitet 1994 dhe 1996. Pasi fitoi ndeshjen e tij të parë në 1997, ai përfundimisht u bë kapiten. Cannavaro udhëhoqi Italinë në triumfin e 2006 FIFA Kupës së Botës, dhe në vitin 2009, ai kaloi Paolo Maldinin si lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares. Ai lajmëroi tërheqjen nga kombëtarja më 25 qershor 2010 pas eleminimit të Italisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2010, duke luajtur gjithsej 136 ndeshje dhe duke shënuar dy gola.[3]
Ai ka fituar çmimin FIFA Lojtari Botëror i Vitit në vitin 2006, duke u bërë mbrojtësi i dytë në histori që fiton këtë çmim sëbashku me Lothar Matthäus, duke u bërë edhe fituesi më i vjetër [4]. Profili i tij tek Real Madrid e përshkruan atë si i njohur për forcën e tij dhe aftësinë në duelet ajërore.[5] Vëllai i vogël i Cannavaros, Paolo është gjithashtu një futbollist profesionist i cili luan me skuadrën italiane Sassuolo.