Iker Casillas
futbollist spanjoll / From Wikipedia, the free encyclopedia
Iker Casillas Fernández (lindur më 20 maj 1981) është një futbollist dhe portier i cili luan me klubin portugues Porto në Primeira Liga dhe me kombëtaren spanjolle. Ai është kapiten i kombëtares. Në vitin 2008, ai ishte kapiten i kombëtares që fitoi Kampionatin Europian për herë të parë pas 44 vitesh, kombëtares që fitoi Kupën e Botës për herë të parë në histori në vitin 2010 (një turnament në të cilin ai fitoi Dorezën e Artë dhe u vendos në formacionin më të mirë të turnamentit), dhe i kombëtares që fitoi Euro 2012.
Iker Casillas në 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Iker Casillas Fernández | ||
Datëlindja | (1981-05-20) 20 maj 1981 (43 vjeç) | ||
Vendlindja | Móstoles, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in)[1] | ||
Pozicioni | Portier | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Porto | ||
Numri | 1 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1990–1998 | Real Madrid | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1998–1999 | Real Madrid C | 26 | (0) |
1999 | Real Madrid B | 4 | (0) |
1999–2015 | Real Madrid | 510 | (0) |
2015–2020 | Porto | 116 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
1996 | Spanja U15 | 1 | (0) |
1996–1998 | Spanja U16 | 19 | (0) |
1997–1999 | Spanja U17 | 10 | (0) |
1999 | Spanja U18 | 4 | (0) |
1999 | Spanja U20 | 2 | (0) |
1999–2000 | Spanja U21 | 5 | (0) |
2000–2016 | Spanja | 167 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 2 mars 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 01:28, 29 prill 2015 (UTC) |
Konsideruar të jetë një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave,[2][3][4] Casillas ka qënë i nomuar për çmimin Futbollistin Europian të Vitit në vitin 2008, duke u renditur në vendin e katërt.[5] Në fund të vitin 2012, ai votua në UEFA Skuadrën e Vitit për herë të gjashtë rradhazi. Që nga viti 2011, Casillas është një nga lojtarët e zgjedhur që kanë fituar të gjitha trofetë e mundshme me klubet dhe kombëtaren. Në 2010, ai u nderua me çmimin Asturias. Më 19 tetor 2010, ai u bë portieri me më shumë ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe në nëntor 2011, ai u bë lojtari me më shumë ndeshje në kombëaren spanjolle.[6]