Valon Behrami
futbollist zviceran / From Wikipedia, the free encyclopedia
Valon Behrami (lindur më 19 prill 1985) është një futbollist profesionist zviceran i cili luan si mesfushor për klubin italian Genoa.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Valon Behrami[1] | ||
Datëlindja | (1985-04-19) 19 prill 1985 (38 vjeç)[2] | ||
Vendlindja | Mitrovicë, Kosovë | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in)[2] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Genoa | ||
Numri | 85 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1993–1997 | Stabio | ||
1997–2000 | Chiasso | ||
2000–2002 | Lugano | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2002–2003 | Lugano | 2 | (0) |
2003–2005 | Genoa | 24 | (0) |
2004–2005 | → Verona (huazim) | 32 | (3) |
2005–2008 | Lazio | 65 | (4) |
2008–2011 | West Ham United | 58 | (4) |
2011–2012 | Fiorentina | 48 | (0) |
2012–2014 | Napoli | 54 | (0) |
2014–2015 | Hamburger SV | 22 | (0) |
2015–2017 | Watford | 43 | (0) |
2017–2019 | Udinese | 39 | (2) |
2019 | Sion | 4 | (0) |
2020– | Genoa | 7 | (0) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2005–2018 | Zvicra | 83 | (2) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Behrami e nisi karrierën në Zvicër te Lugano para se në vitin 2003 të kalonte te Genoa. Në vitet në vijim, Behrami do të vazhdonte të luante në Itali, duke zhvilluar edhe tre sezone me Lazion në Serie A. Në korrik 2008, ai u transferua në Premier Ligë te West Ham United në një marrëveshje pesë-vjeçare. Pasi luajti më shumë se 60 ndeshje me klubin në dy vite e gjysëm, Behrami u rikthye në Itali duke firmosur për Fiorentinën.
Në korrik 2012, ai u transferua te Napoli ku luajti për dy vite. Pas largimit nga Napoli, Behrami e shpenzoi sezonin 2014–15 në Gjermani te Hamburgeri. Pas kësaj, ai luajti për dy sezone në Premier Ligë me Watford dhe dy të tjera në Serie A me Udinesen para se të kthehej në Zvicër për të qëndruar për një kohë të shkurtër te Sioni. Në janar 2000, ai u rikthye te klubi i tij i parë italian Genoa.
Behrami bëri debutimin e tij me kombëtaren zvicerane në vitin 2005. Ai luajti me ekipin për 13 vite, duke koleksionuar 83 paraqitje. Ai është lojtari i parë dhe i vetëm zviceran që ka përfaqsuar Zvicrën në katër edicione të FIFA Kupës së Botës.